Foto/ Çfarë po ndodh me shëndetin e Kim Jong? Me sandale dhe kostum të varur tërheq vëmendjen botërore!

Kim Jong Un dukej më i dobët se kurrë me kostumin e tij që i derdhej mbi trup ndërsa fliste në një ekspozitë mbrojtëse të hënën.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, 37 vjeç, u duk dukshëm i zbukuruar në fotot e reja të publikuara nga mediat shtetërore teksa ecte në një qilim të kuq ku dhe ishin ekspozuar raketa të mëdha të montuara në kamionë para portreteve të tij kur ishte më i shëndoshë.

Ai mbante një kostum të errët me pantallona të gjera dhe xhaketë, të cilat dukej se i vareshin, ndërsa muaj më parë pëlhura do të ishte tërhequr fort rreth barkut të tij.

Gjithashtu, ndryshe nga herët e tjera Jong Un këtë herë tërhoqi vëmendjen për zgjedhjen e këpucëve të tij. Kim u ngjit në tapetin e kuq të një salle luksoze duke veshur sandale të zeza me shkëlqim mbi çorape të zeza, për të plotësuar kostumin e tij të errët.

Sipas analistëve është e paqartë, pse Jong Un vendosi që të vesh sandalë të zeza, apo nëse i kishte veshur më parë.  Cilado qoftë arsyeja, Kim duket se po ndërmerr hapa kohët e fundit për të mbrojtur shëndetin dhe rehatinë e tij.

Zgjedhjet e veshjeve të Kim shpesh shqyrtohen me kujdes nga analistët ndërkombëtarë që kërkojnë të dhëna për shëndetin e tij, i cili është një sekret i ruajtur fort në vend.

Gjatë ekspozitës së mbrojtjes, Kim tregoi armët e fundit të Koresë së Veriut, përfshirë raketën hipersonike Hwasong-8, të cilën mendohet se e testoi muajin e kaluar, dhe dyshohet se ka aftësi bërthamore.

Gjithashtu u shfaqën një raketë balistike ndërkontinentale dhe një raketë e re lundrimi me rreze të gjatë, ndërsa agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se tashmë po analizojnë pajisjet.

Humbja e peshës së Kim është një kontrast i jashtëzakonshëm me një vit më parë kur u shfaqën raporte se ai kishte arritur 136 kilogramë – pasi kishte fituar gati 110 kg në tetë vjet.

Në fillim të këtij viti Koreja e Veriut ndaloi qytetarët të flasin për humbjen e peshës së Kim dhe u tha njerëzve se thashethemet janë një “akt reaksionar”. Autoritetet qeveritare këmbëngulën se despoti po hante më pak ‘për hir të vendit’ pasi luftoi me mungesa të mëdha ushqimi dhe pretenduan se Kim ishte i shëndetshëm.

Spekulimet për shëndetin e Kim filluan pasi fotografitë e treguan atë teksa dukej gjithnjë e më i dobët pasi me sa duket humbi deri në 44 kilogramë në fillim të këtij viti.

Fotografitë e fundit të transformimit të tij në humbjen e peshës vijnë një ditë pasi ai u kërkoi zyrtarëve të tij të kapërcenin situatën “e zymtë” të ushqimit me të cilën përballet Koreja e Veriut në një fjalim që shënoi themelimin e partisë në pushtet të Dielën.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *