FOTO/ Bora Zemani merr ‘dhuratën’ e pazakontë nga fansat e saj

Moderatorja Bora Zemani është cilësuar nga mediat rozë si personazhi i momentit. Ajo komentohet vazhdimisht për gjithçka, që nga lidhja e dashurisë që po shijon me Donald Veshajn deri te projektet televizive.

Së fundmi, Bora është e angazhuar me programin e kërcimit “Dancing With The Stars”. Mirëpo, pas mbrëmjes së djeshme, ajo ka marrë edhe një dhuratë të pazakontë nga fansat. Zemani ka marrë më konkretisht dy buqeta, njëra me trëndafila të kuq dhe tjetra me hudhra, duke i befasuar të gjithë përveç moderatores.

“Dy buqeta sot, por më e veçanta kjo buqeta me hudhra”, ka shkruar Bora përmbi postimin në ‘Instastory’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *