Foto/ Babai i Naimi Murselit shihet me dy fëmijët që mbetën pa nënë

Babai i Naim Murselit, Shabani është parë sot në Prishtinë me dy fëmijet e mitur të Naimit dhe të së ndjerës Liridona.

Indeksonline ka siguruar pamje, ku Shaban Murseli shihet i shoqëruar nga një grua dhe fëmijët. Ditë më parë vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, kishte thënë ditë më parë se fëmijët po qëndrojnë te familja e Naimit dhe ende nuk e dinë për vdekjen e nënës së tyre.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prishtinës, ka caktuar masën e paraburgimit nga 1 muaj, për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murselin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *