FOTO/ Aksident brenda tunelit tek ish-Dogana, makina kthehet përmbys dhe bllokon rrugën

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme brenda njërit tunel tek nënkalimi pranë ish-Doganës në Tiranës. Mjeti tip ‘Ford Focus’ është kthyer përmbys.

Siç duket në fotot e siguruara nga ‘Priza.al’, makina ka pësuar dëmtime të shumta dhe ka bllokuar tërësisht njërën prej korsive.

Ende nuk dihet gjendja e drejtuesit të mjetit dhe nëse ka pasur apo jo pasagjerë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *