(FOTO)/ Afrona Dika prezanton partnerin e ri

Përmes postimeve në rrjetet sociale, modelja Afrona Dika ka zbuluar se është mjaft e lumtur në lidhjen e saj të re. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga udhëtimet e tyre.

E teksa ndodhen në Turqi, Afrona ka vendosur që të zbulojë për ndjekësit portretin e partnerit të saj.

Ajo ka ndarë në “Instastory” një “selfie” me të partnerin, duke e shoqëruar me një zemër.

Ndërkohë thuhet se partneri i saj është biznesmen në Zvicër dhe quhet James Dyer Smith.

Kujtojmë që Afrona me të dashurin e saj prej muajsh kanë filluar të bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi. Kjo lidhje ka nisur pas divorcit të saj me këngëtarin e njohur, Blero Muharremi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *