FOTO/ 6 makina përplasen njëra pas tjetrës në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident masiv, fatmirësisht pa të lënduar është shënuar paraditen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës. Mësohet paraprakisht nga burime jo zyrtare se në këtë aksident, janë përfshirë gjashtë automjete.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa është krijuar kaos në autostradë.

Sa i takon këtij aksidenti, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *