Formula 1/ Shkarkohet drejtori Binotto, ja kush e zëvendëson…

Ndryshime te Ferrari. La Gazzetta dello Sport konfirmon se epoka e drejtorit Mattia Binotto ka përfunduar dhe ai do të zëvendësohet nga Frederic Vasseur, aktualisht drejtor i Alfa Romeo-s. Binotto mori vendin e Maurizio Arrivabene-s në vitin 2019 dhe në katër vitet e tij, kokëkuqja nuk arriti të luftojë për titullin kampion.

Vasseur, i lindur në 1968 dhe në krye të Sauber që nga viti 2017, ka një karrierë të gjatë në botën e makinave, në të cilën ai është marrë gjithmonë me aspektet e menaxhimit të skuadrave, ndryshe nga Binotto që erdhi nga sektori teknik, duke qenë kreu i inxhinierëve të Ferrarit dhe drejtor teknik përpara se të bëhej drejtor i ekipit.Në katër vitet e drejtimit të Binotto-s, kanë ardhur gjithsej vetëm 7 fitore (3 në 2019, 4 në vitin 2022)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *