Forbes liston 100 gratë më të pasura në SHBA

Këngëtaret Rihanna, Taylor Swift dhe Beyonce dhe anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian janë pjesë e listës së 100 grave më të pasuar të Amerikës.

Gratë e famshme janë renditur nga revista Forbes, duke gjykuar se në çfarë mase ato kanë arritur suksese nga arritjet e tyre.

Me një rezultat 10, Rihanna kryeson listën e grave në showbiz dhe renditet e 20-ta në listën e 100 grave më të pasura në SHBA, ku përfshihen CEO dhe sipërmarrëse.
Këngëtarja vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 1.4 miliardë Dollarësh, të cilën Forbes ia atribuon suksesit të saj si në muzikë ashtu edhe në shitjet e kozmetikës.

Me 8 pikë, Taylor Swift renditet e 34-ta. Vlera e këngëtares amerikane vlerësohet të jetë 740 milionë Dollarë, pjesa më e madhe e të cilave, sipas Forbes, vjen nga albumet e saj rekord dhe të ardhurat nga biletat e turneut.

Beyonce, e cila aktualisht po performon në Europë si pjesë e turneut të saj botëror, renditet e 48-ta me rezultatin 8. Sipas Forbes, pasuria neto e ‘Queen Bey’ është 540 milionë Dollarë, nga karriera e saj tre dekadash në muzikë.

Pas tyre vjen Oprah Winfrey, e cila renditet në vendin e 13-të e ndjekur nga ylli dhe sipërmarrësja e realitetit televiziv “Keeping Up with the Kardashians” dhe sipërmarrësja Kim Kardashian në moshën 21-vjeçare dhe Kylie Jenner, në vendin e 38.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *