Follow Plagoset në banesë një burrë i moshuar në Korçë, rrethana të mistershme për ngjarjen!

Një burrë në moshë të thyer është plagosur në rrethana të mistershme dhe dyshimet e para janë se është konfliktuar me një familjar. Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të policisë Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë. Në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve policia thotë se do të dalë me të dhëna të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *