FNSH dhe RENEA bëjnë ‘namin’ në Lezhë, asgjësojnë 4 mijë rrënjë kanabis

Një operacion anti-drogë u zhvillua pasditen e sotme në fshatin Kashnjet të Lezhës, ku janë asgjësuar nga policia rreth 4 mijë bimë narkotike.

Mësohet se FNSH dhe RENEA zbarkuan në fshatin Kashnjet, ku në bashkëpunim me Guardia di Financa gjetën parcelat me kanabis.

Më poshtë po ju sjellim fotot nga vendngjarja ku vihet re asgjësimi i parcelave me lëndë narkotike.  Tymi ka mbuluar zonën dhe fshatin, pas djegies së kanabisit.

 

Vetëm pak ditë më parë, një megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë. Aksioni i cili vijoi për dy ditë me radhë u ndoq në terren nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 19 persona u arrestuan, ndërsa janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis. Ditën e sotme, Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për 13 nga 19 të arrestuarit.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Kontrolle për kanabis në parcela e sera në Krujë, krerët më të lartë të policisë në terren, Ardi Veliu hyn në një banesë, ja pamjet e operacionit - Balkanweb.com - News24

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *