“Fluturojnë” infektimet me Covid, 957 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar këtë të martë në lidhje me rastet e infektimeve me Covid-19 në vend.

Mësohet se në vend kanë rezultuar të infektuar 957 qytetarë, si dhe ka pasur humbje jete.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1010 qytetarë të cilët ishin infektuar me covid.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2418 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 957 qytetarë, në këto bashki:

289 në Tiranë, 48 në Lushnje, 45 në Fier, 38 në Durrës, 36 në Vlorë, 31 në Elbasan, 29 në Divjakë, 28 në Gjirokastër, 27 në Shkodër, 26 në Kurbin, 25 në Sarandë, 23 në Lezhë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 20 në Himarë, 16 në Dimal, 14 në Kamëz, nga 13 qytetarë në Tepelenë, Pogradec, nga 12 qytetarë në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 11 qytetarë në Maliq, Berat, Prrenjas, nga 10 qytetarë në Krujë, Dibër, Mat, nga 9 qytetarë në Mirditë, Mallakstër, Peqin, nga 8 qytetarë në Selenicë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Vorë, Delvinë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Përmet, Devoll, nga 4 qytetarë në Tropojë, Shijak, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Roskovec, nga 1 qytetar në Has, Gramsh.

Janë 6,927 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,145 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Gusht 2022)

  • Raste të reja ditore            957
  • Të shëruar në 24 orë          1010
  • Të shtruar në spitale            21
  • Humbje jete në 24 orë           0
  • Testime ditore                     2418
  • Testime totale               1,933,745
  • Raste pozitive                  318,638
  • Raste të shëruara              308,145
  • Raste Aktive                        6,927
  • Humbje jete                         3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                3,357
  • Fier                      751
  • Durrës                  565
  • Vlorë                       458
  • Gjirokastër             338
  • Elbasan                  337
  • Korçë                       277
  • Lezhë                        222
  • Shkodër                     219
  • Berat                          204
  • Dibër                         154
  • Kukës                          45

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *