Fluks në dalje të pikave kufitare/ Emigrantët ‘lënë’ vendin

Përfundimi i festave të fundvitit ka bërë që shumë emigrantë të lënë atdheun dhe të rikthehen në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Në pikën kufitare të Kakavijës ditën e sotme ka patur një fluks të shtuar personash që shkojnë drejt Greqisë. Për të shmangur radhët e gjata pala shqiptare po punon me 5 sportele.

Përgjatë 1 janarit në Kapshticë kanë dalë 2617 persona, e ndërsa gati gjysma kanë hyrë në Shqipëri. Ndërkohë, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në ditën e parë të vitit kanë hyrë 1492 persona dhe kanë dalë 1904.

Ndërkohë prej orës 24:00 dhe deri paraditen e sotme, vetëm përmes pikës kufitare të Kakavijës kanë dalë nga territori ynë 1885 persona dhe 548 mjete.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *