Flet Lefter Koka: Po bëj burg prej fallxhores Monikë dhe llafeve të Ilir Metës nga mehjanet ku dehet

Është  siguruar dëshmia e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve.

Koka gjatë seancës së sotme është shprehur se ky proces i manipuluar fund e krye, u stis nga ish presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Ai shtoi më tej se Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionoi dosjen për të mos zbuluar të vërtetën si edhe fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë e tij.

Një e vërtetë e thënë përgjysëm është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Eshtë kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time! Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.Po kthehemi 45 vite para në proçeset e stisura të sistemit komunist. Eshtë një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërine.Ky proçes është i manipuluar fund e krye , besoj se e vërteta do të triumfoj. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionoi dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij proçesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt.Kjo është nje situate nga presidenti me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus ne burg.”– ka thënë Koka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *