Fjolla në spital, Fisnik Syla konfirmon lidhjen e re me vajzën e showbiz-it

Lidhja me Fjolla Morinën e bëri atë një personazh mjaft të komentuar në mediat rozë. Bëhet fjalë për Fisnik Sylën. Ndarja e tyre ishte ajo që bëri akoma më shumë bujë, ndonëse asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për arsyet që i çuan në këtë vendim.

Por, si pas çdo ngjarje të tillë, thumbat e herë pas hershëm nga secili nuk munguan në rrjetet sociale. Së fundmi, Fisniku ka postuar një video në profilin e tij në ‘TikTok’ ku duket në një klub nate, nën shoqërinë e disa vajzave. Interesant ishte përshkrimi që i kishte bërë videos në fjalë: “E bukur është si ruse”.

https://www.tiktok.com/@fisnik_syla/video/7153271149739150598?is_from_webapp=v1&item_id=7153271149739150598

 

I pyetur nga “Indeksonline”, biznesmeni u shpreh se vajza me të cilën është në lidhje është e njohur për publikun. “Është një vajzë e showbiz-it, por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë”.

Kjo deklaratë e tij vjen fill pas story-t që ndau Fjolla Morina, ku dukej në spital duke marrë serum. Nuk dihet arsyeja që këngëtarja ka përfunduar në spital, pasi i vetmi informacion që ajo ndau ishte “Jam sëmurë.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *