Fituesi i zgjedhjeve nis premtimet/ Milatoviç: Në 5 vite, sjellim Malin e Zi në BE

Presidenti i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, mposhti bindshëm kandidatin e DPS-së, Milo Gjukanoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Milatoviç tha se Mali i Zi sonte bëri një hap përpara drejt një Mali të Zi gjithnjë e më evropian dhe “i tha lamtumirë regjimit të vjetëruar të Gjukanoviç”.

“Ju e shihni forcën e Malit të Zi të përbashkët. Prandaj kjo fitore është kaq e madhe dhe kaq historike. Ne i thamë lamtumirë krimit dhe korrupsionit. Kjo është një ditë historike për të gjithë, i ftoj të gjithë të festojmë me dinjitet”, theksoi ai.

Milatoviç tha se premton të jetë president i të gjithë qytetarëve.

“Në pesë vitet e ardhshme, ne do ta sjellim Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, kurrë nuk do të vijnë më konflikte nga Mali i Zi ndaj ndonjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian,” shtoi presidenti i ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *