Fitorja e Melonit/ Rama: Edhe Nano me Berlusconi kishin kahe të ndryshme, por kishin marrëdhënie të mirë

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar fitoren në zgjedhje të Giorgia Meloni, e cila ka me prirje të djathta ekstreme dhe nëse kjo do të shkaktojnë probleme mes vendeve.

Në një intervistë për SkyTg24, Rama tha se marrëdhëniet midis vendeve nuk përcaktohen nga kahet politike, teksa solli si shembull raportin e ish-kryeministrit Italian Silvio Berslusconi me Fatos Nanon. Rama tha se dyshja kishte marrëdhënie të mira pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berlusconin, që është përfaqësues i së djathtës në Itali, por gjithsesi Berlusconi ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon që ka qenë një kryeministër socialist i Shqipërisë. Ju them këtë se ka pasur periudha që kanë qenë qeveri të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta. Nuk ka rëndësi përkatësia politike. Gjithsesi kemi një atmosferë politike, lidhjesh historike dhe janë të hershme lidhjet tona. Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture me një rëndësi të veçantë është realizuar dhe ndërtuar pikërisht nga arkitektë italianë në periudhën përpara dhe gjatë pushtimit fashist”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *