Fitorja e kampionit Marku, Veliaj: Histori e jashtëzakonshme triumfi, i lumtur për vëllain tonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar kampionin Florian Marku pasi mundi me vendim unanim meksikanin Miguel Parra Ramirez.

Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit, Veliaj tha se Floriani është një histori e jashtëzakonshme triumfi.

“Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyrës se tij nuk është vetëm fati, por ka shume mund dhe djersë e shumë punë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *