Fitër Bajrami/ BBC ndan foton nga falja e Namazit në Sheshin Skënderbej

Falja e Namazit të Bajramit në sheshin Skënderbej mëngjesin e sotëm tërhoqi edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Presitgjozja britanike BBC, ndër 12 fotografitë më të veçanta në këtë ditë festë shumë të rëndësishme për myslimanët renditi edhe ‘kartolinën’ nga Tirana.

“Sheshi Skënderbej në Tiranë, Shqipëri tërhoqi mijëra besimtarë”, shkruan BBC krah fotos së publikuar.

Fotot e tjera BBC i ka përzgjedhur nga vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Afganistani, Palestina e deri në Serbi dhe Australi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *