Firmoset marrëveshja/ Çuçi: Me Prokurorinë dhe BSH-në godasim krimin për falsifikimin e parave

Ministri Brendshëm Bledi Çuçi, së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela nënshkruan marrëveshjen për “Mbrojtjen e Monedhave”.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi ka theksuar se kjo marrëveshje vjen si detyrim ndaj partnerëve ndërkombëtar, kryesisht atyre Europianë. Po ashtu ai shtoi se bashkëpunimi mes institucioneve, godet këtë veprimtari kriminale e cila sipas tij ndikon në destabilitetin e ekonomisë.

“Unë doja që të t’iu ndaja disa konsiderata që mbyllen me arsyen pse duhet një marrëveshje kur dihet se falsifikimi i kartëmonedhave është një vepër e dënueshme nga kodi penal. Unë mendoj që kjo marrëveshje vjen si detyrim ndaj partnerëve ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve të Bashkimit Europian. Vetëm pak kohë më parë nënshkruam me Prokurorin e Përgjithshëm, marrëveshjen për vjedhjen e veprave të artit që kanë rëndësi kombëtare.

Unë mendoj që këto marrëveshje janë efikase për të luftuar paligjshmërinë. Duke lidhur marrëveshje mes institucionesh të ndryshme, duke filluar nga Prokuroria që ka për detyrë të hetojë shkeljet, dhe duke vazhduar me Policinë e Shtetit dhe Bankën e Shqipërisë ne godasim këtë veprimtari penale, që është shumë e rëndësishme, pasi nuk lidhet direkt me viktimat e falsifikimeve të parasë, por ndikon edhe në destabilitetin e ekonomisë. prandaj ne duhet që ti godasim këtë veprimtari kriminale”, tha Çuçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *