Filmi ‘Don’t look up’ thyen rekordet e shikueshmërisë në Netflix, renditet i treti më i shikuari i të gjitha kohërave në këtë platformë

‘Don’t Look Up’, filmi më i fundit i Netflix ku luajnë aktorët më të mirë të Hollywood-it po thyen rekorde shikueshmërie.

Filmi ku në role kryesore luajnë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence është bërë një nga filmat  më të shikuar në gjuhën angleze në Netflix.

Në dy ditët e parë të publikimit, filmi tërhoqi 111.3 milionë orë shikime dhe debutoi në listën e 10 filmave më të mirë të Netflix në 94 vende. Tani filmi renditet i treti si më i shikuari i të gjitha kohërave në platformë.

‘Don’t Look Up’ i cili përmban një kast  aktorësh të mëdhenj  duke përfshirë Meryl Streep, Jonah Hill, Cate Blanchett dhe Timothee Chalamet  duket se ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut . Filmi u shfaq për herë të parë në kinema më 10 dhjetor përpara se të debutonte në Netflix më 24 dhjetor.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *