Fier/ Shkrumbohet makina, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet është shkrumbuar në Fier, në afërsi të fshatit Shtyllas.

Burime për median bëjnë me dije se mjeti tip ‘Benz’ është gjendur pa targa, ku dyshohet se mund të jetë djegur qëllimisht. Makina është gjetur nga banorët e zonës në një rrugë dytësore, lidhëse me By-Passin e Fierit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrvënies dhe se kush është pronari i automjetit.

Kujtojmë se ditën e sotme është shkrumbuar dhe një automjet tjetër në qytetin e Bilishtit, Korçë ku ende nuk është evidentuar autori.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, pa targa.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkrumbohet makina e parkuar gjatë natës në Bilisht


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *