Fier/ Rreth 5 hektarë me pisha përfshihen nga flakët

Një vatër zjarri masive është regjistruar ditën e sotme në kodrat e Gjorgozit pranë qytetit të Fierit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur rreth orës 19:00 ditën e djeshme.

Flakët vijojnë të jenë të fuqishme pasi janë favorizuar edhe nga era, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka rezultuar e suksesshme deri më tani.

Raportohet se flakët kanë djegur deri tani një sipërfaqe prej 5 hektarësh me pisha, ndërsa nuk paraqitet rrezik për banesat e zonës pranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *