Fier/ Merr flakë automjeti, drejtuesi po e ndizte

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në Fier.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të Fierit pranë teatrit Bylis, në momentin që drejtuesi është përpjekur që të ndezë makinën, ajo ka marrë flakë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë të jetë bërë një shkëndijë elektrike në rrjetin e mjetit.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *