Festat e Nëntorit/ Ja destinacionet e lejueshme jashtë vendit ku mund të ‘arratisen’ shqiptarët  

Prej disa vitesh, shqiptarët zgjedhin të “festojnë” jashtë trojeve për Festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Vendet e preferuara janë ato të rajonit, për shkak të çmimit më të leverdishëm dhe afërsisë. Po këtë vit, si janë tendencat në kushtet e një pandemie botërore që po zgjat? Agjencitë turistike pohojnë se Shqipëria ka qenë preferencë e parë, ndjekur nga rajoni e Turqia…

Datat 28 dhe 29 Nëntor janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, pavarësisht pandemisë.

Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit. Rritja e vaksinimit të popullatës i jep mundësi që të udhëtojnë në destinacione që lejohen udhëtimet për arsye turistike. Jo rrallëherë raportohet që një pjesë e të rinjve janë vaksinuar pikërisht për këtë arsye: të udhëtojnë.

Kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkangjitur dëshirës së shqiptarëve që vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë dhe kryesisht kanë lëvizur brenda vendit. Të pyetura nga “Monitor”, agjencitë e udhëtimeve pohojnë se këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë në disa prej vendeve të rajonit, që kanë pasur oferta të kënaqshme.

Rezervimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që tre javë më parë”. Nga kompanitë turistike pohojnë se, Greqia ka qenë më pak e kërkuar duke qenë se ka pasur rregulla më strikte në udhëtim, ndërsa Mali i Zi ka “liberalizuar” udhëtimet për arsye turistike.

Sipas agjencive, pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. Destinacionet e kërkuara janë brenda e jashtë vendit dhe kërkesat kanë qenë të shumta.

Nga një tjetër agjenci, thonë se ofertat për këto ditë festash u janë ofruar që në fillim të këtij muaji, të fokusuara kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.

Përfaqësues të agjencive thanë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët, të lodhur nga pandemia, duan të udhëtojnë, si dhe ditët e pushimit zyrtare janë katër.

Një pengesë për zgjedhjet e shqiptarëve janë padyshim rregullat kufizuese të shteteve për sa i përket vaksinës dhe tamponit.

Në lidhje me çmimin, janë shpenzimet për tampon, e cila është rregull për hyrjen dhe daljen në të gjitha vendet e Europës dhe më tej, shpenzim i cili i shtohet në fund paketës që zgjedhin për të udhëtuar.

Në filozofinë e ofrimit të paketave turistike këtë sezon ka qenë ruajtja e balancës së çmimeve të viteve të mëparshme, duke ofruar destinacione për të cilat mund të menaxhohet çmimi, udhëtimi dhe janë të arritshme 100%.

Interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shpejt për disa arsye. Sipas tyre, u interesuan herët që të mësonin për të gjitha specifikat e udhëtimeve sipas rregullave të caktuara nga COVID.

Një pjesë e mirë e të interesuarve kanë marrë pushim edhe ditën e premte, data 26 nëntor, që të kishin 5 ditë të plota pushimi.

Sipas tyre, ndonëse ka pasur oferta të brendshme, madje prenotimet në vende si Korça, Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj., kanë qenë në kapacitet të plotë, megjithatë rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacionet me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Stambolli.

Udhëtime për Festat e Nëntorit

Udhëtime me avion:

► Amsterdam, 27 nëntor, 4 ditë, 369€

► Budapest, 26 nëntor, 4 ditë, 299€

► Vjenë, 26 nëntor, 4 ditë, 329€

► Barcelonë, 28 nëntor, 5 ditë, 399€

► Dubai – Abu Dhabi, 27, 28 nëntor, 5 ditë, 699€

► Dubai – Abu Dhabi & Plazh në Maldive, 26 nëntor, 8 ditë, 1299€

► Stamboll, 25, 26, 28, 29 nëntor, 4 ditë 249€

► Stamboll & Cappadocia, 29 nëntor, 4 ditë, 339€

Udhëtime me autobus:

► Liqeni Matka, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 45€

► Prishtinë – Pejë – Ujëvara e Drinit, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 55€

► Strugë – Ohër, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 45€

► Brezovicë – Prevallë, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 59€

► Budva – Kotorr – Ulqin, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 60€

► Liqeni Matka – Shkup – Ohër, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 45€

► Meteora – Kallabaka – Janinë, 27, 28 nëntor, 2 ditë 49€

► Mostar – Medjugorje, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 60€

► Beograd, 28 nëntor, 3 ditë, 85€

► Beograd, 26, 27 nëntor, 3 ditë, 89€

► Dubrovnik, 26, 27 nëntor, 3 ditë, 79€

► Sarajevë, 26, 27 nëntor, 3 ditë, 89€

► Selanik, 27 nëntor, 3 ditë, 79€

► Stamboll, 26, 27 nëntor, 4 ditë, 75€

► Sofje – Selanik, 27 nëntor, 4 ditë, 109€

► Sarajeve – Beograd, 27 nëntor, 4 ditë, 119€

► Udhëtim në Kroaci, Bregdeti Dalmat, 27 Nëntor 4 ditë 129€

► Zagreb – Sarajeve – Dubrovnik, 27 Nëntor 4 ditë 139€

► Bukuresht, 27 Nëntor 4 ditë 149€

► Selanik – Stamboll – Sofje, 26 nëntor, 5 ditë, 129€

► Vjenë – Budapest – Beograd, 26 nëntor, 5 ditë, 199€

► Pragë – Vjenë, 24 nëntor, 7 ditë, 249€

Hotele (pa transport) – akomodimi,, 2 net 3 ditë:

► Bianca Resort 5* Kolashin, 105€ (mëngjes + darkë)

► Chedi Luštica Bay Tivat 5*, 3 ditë 98€ – 2 fëmijë falas (me mëngjes)

► Avala Resort Budva 4*, 80€ (mëngjes + darkë)

► Splendid Resort Budva 5*, 70€ (28-30 nëntor) – 96€ (26-28 nëntor) – (me mëngjes)

► Blue Kotor Bay 5*, 110€ Dhomë Superiore – 158€ Dhomë me Jacuzzi (mëngjes + darkë)

► Rixos Premium Dubrovnik 5*, 120€ – Masazh falas + Dhomë me pamje nga Deti (me mëngjes)

Udhëtime në Shqipëri:

► Gjirokastër – Apolloni – Përmet, 26, 27, 28 nëntor 2 ditë 55€

► Korçë- Voskopojë, 26, 27, 28 nëntor 2 ditë, 4,900 lekë

► Theth, 28, 29 nëntor, 2 ditë, 6500 Lekë

► Valbonë, 28, 29 nëntor 2 ditë, All Inclusive, 6900 lekë

► Vermosh – Tamarë – Lëpushë, 28, 29 nëntor, 2 ditë, 6500,

lekë

/Burimi: Monitor.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *