‘Ferri’ në Romë! Shpërthejnë zjarret, evakuohen banorët!

Banorët në disa komunitete rreth 40 kilometra në lindje të Romës janë evakuuar pas shpërthimit të një zjarri ndërsa vendi ka shënuar temperaturat më të larta. Zjarret që kanë shpërthyer gjatë javëve të fundit në Italinë jugore, kanë  shkatërruar pyjet në Kalabri dhe ishujt e Sicilisë dhe Sardenjës.

Të mërkurën, temperatura arriti 49 gradë Celsius në Sicilinë juglindore,  temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë. Rreth 25 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarret u përhapën në rezervatin natyror Monte Catilo pranë periferisë Tivoli të Romës.

 

Gjithashtu janë evakuuar rreth  30 fëmijë jetimë. Zjarret shpërthyen gjatë natës pranë qytetit jugor italian të Otrantos, sipas një deklaratë të  zjarrfikësve.

/Burimi: RomaToday/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *