Faza1/8 e Europa League, ja kush shihet me favorit për të kaluar në fazën tjetër dhe kush jo

Sot në fushë do të zbresin 16 skuadra për të luajtur ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8 të Ligës së Europës. Katër sfidat e para luhen në orën 18:45 dhe katër të tjerat në orën 21:00.

Dy ndeshjet qe spikasin me shumë është ndeshja mes Freiburg-Juventus e cila u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 ne favor te “Zonjës së Vjetër “. Ndikuar nga rezultati i ngushtë ekipi i Freiburg do të kerkojë në fushën vendase një mundësi per tu kualifikuar në fazën tjetër.

Sfida tjetër e cila premton spektakël zhvillohet në Londer mes ekipit te Arsenal dhe Sportingut të Lisbonës. Gjithcka mbetet e hapur pas barazimit ne Lisbonë 2-2.

Te pashqetësuar në duelet e sotme duken “Djajte e Kuq” pas fitores ne raundin e parë 4-1 ndaj Real Betis .Real Sociedad nga ana tjeter shpreson per një mrekulli ndaj ekipit te Jose Murinjos  pas rezultatit zhgënjyes 0-2 ne “Olimpiko”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *