Favorizuan ndërtime pa leje në Sarandë, shkarkohen nga detyra 5 inspektorë të IMT

Janë shkarkuar nga detyra 5 inspektorë të IMT në Bashkinë e Sarandës. Burime pranë ketij institucioni bëjnë me dije se me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Sarande, janë shkarkuar me motivacionin “moskryerje funksionale e detyres” inspektoret Engjellush Braho, Toli Qesari, Erjon Cakalli, Tonin Simoni, Oltion Durmishi.

Shkarkimi i tyre sipas burimeve pranë Bashkisë lidhet me favorizimin e ndërtimeve pa leje në territorin e kësaj Bashkie. Ndërkohë mësohet se në ditët në vijim pritet një aksion i IMT në Bashkinë Sarande për goditjen e ndërtimeve pa leje në vijen bregdetare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *