‘Faqe e re në Shqipëri’/ Balluku prezanton projektet për ndërtimin e linjave hekurudhore

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese.

Balluku tha se duke filluar nga viti 2023 në vendin tonë do të nisin disa projekte konkrete lidhur me hekurudhat.

Balluku ka njoftuar se ka nisur puna për ndërtimin e disa linjave të reja.

Linjat hekurudhore që citoi Balluku ishin Tiranë-Durrës, VorëHani i Hotit, Durrës-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Pogradec.

“Qeveria shqiptare e ka prioritet transportin hekurudhor, është një prej fushave që bashkëpunojmë me Bashkimin Europian. Krijimi i autoritetit hekurudhor, i sigurisë hekurudhore, duke hapur kështu një faqe të re në historinë e hekurudhës shqiptare dhe duke e menaxhuar atë sipas të gjitha rregullave. Sot në hekurudhat shqiptare ne kemi të njëjtën mundësi si te aeroportet për ta menaxhuar.

Drejtoria e inspektimit hekurudhor të të shkrihet, i kalojnë autoritetit për inspektimin e incidenteve hekurudhore. Rehabilitohet linja hekurudhore Durrës, Terminali Tiranë si dhe ndërtohet linja Tiranë-Rinas, projektet këtë vit. Vorë-Hani i Hotit do të rehabilitojë 12 stacione dhe godina. Standartizohet hekurudha me atë të Malit të Zi. Puna që po bëjmë me BE është inkludimi i Shqipërisë në korridoret e njohura tashmë.

Studim i fizibilitetit Durrës-Prishtinë, hartim i projektit të detajuar për linjën Durrës-Rrogozhinë, dhe projekt Rrogozhinë-Pogradec-Lin. Në vitin 2023 nis ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, ky projekt pritet të jetë 700 milionë euro, nuk gjykojmë që do të marrim fonde nga ËDF”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *