Fakte skandaloze/ Polici që vrau kolegun, patronazhist i PS dhe shpërndarës droge!

Vazhdojnë të dalin detaje skandaloze për profilin e Ludian Zaimit, polic i patrullës së përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytet, i cili ekzekutoi Brenda sallës së mbledhjeve kolegun e tij Çaush Saliani.

Burimet për median raportojnë se dyshohet që autori të ketë qenë përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, si dhe nuk i është nënshtruar testit të drogës. Por jo vetëm kaq,  rezulton edhe si patronazhist i Partisë Socialiste.

“Për punonjësit e Komisariatit nr. 3 është një shok. Autori Zaimi është shprehur i penduar për krimin. Ai e ka ngritur alibinë e tij, duke e justifikuar me bullizmin që 60- vjeçari Saliasi ndiqte, duke e ngacmuar dhe duke e bërë humor, kjo ka qenë e njohur nga punonjësit e Komisariatit. Autori është njeri i mbyllur, por s’ka pasur asnjë ankesë zyrtare. Viktima njihej si njeri që bënte humor me të gjithë. Autori kishte vetëm 1 vit e gjysmë që kishte dalë nga shkolla. Mungonte asistenca psikologjike ndaj këtyre punonjësve të policisë. Autori ishte njeri i mbyllur, thoshte vetëm mirëmëngjes dhe nuk komunikonte me punonjësit e tjerë. Dyshohet se autori është një përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, emri i tij rezulton te patronazhistët. Nuk ka asnjë precedent penal. Ka faj sistemi, por duhet të jemi më selektiv në përzgjedhjen e punonjësve të Policisë. Në Komisariatin nr. 3 nuk është kryer testi i drogës”/ MCN

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *