Fadromës së bashkisë në Shkodër i vënë flakën, nuk dihen autorët

Një automjet tip ‘fadromë’ në pronësi të bashkisë Shkodër është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne. Në faqen zyrtare të bashkisë së Shkodrës, bëhet me dije se persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën mjetit fadromë që po kryente ndërhyrje emergjente për pastrimin e inerteve në rrugën e Dukagjinit.

Bashkia bën thirrje që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë.

“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente “Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti  Kir – Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”- thuhet në njoftimin e bashkisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *