Euro vijon rënien, prek nivelin më të ulët që prej datës 4 janar

Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të hënën me 115.44 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej datës 4 janar të këtij viti.

Sipas agjentëve të tregut, kursi i këmbimit po shfaq tipare të ngjashme me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, me ofertë konstante të euros dhe pa lëvizje të mëdha në kërkesën për monedhën europiane.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se depozitat bankare në valutë të huaj u rritën me ritme të larta edhe vitin e kaluar. Veçanërisht, depozitat në euro u rritën me 17%.

Tërthorazi, kjo tregon se prurjet valutore në ekonomi ishin të larta, pa llogaritur këtu edhe prurjet e konsiderueshme informale, që, sipas agjentëve të tregut, kanë një rol të rëndësishëm në ecurinë e kursit të këmbimit mes euros dhe lekut./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *