Euro bie në nivelin më të ulët të 20 viteve, i afrohet barazisë me dollarin

Euro ka rënë në nivelin më të ulët të 20 viteve duke iu afruar barazisë kundrejt dollarit të hënën. Ndërkohë që monedha amerikane, nxitur edhe nga pritshmëritë se Rezerva Federale do të rrisë më shpejt normat e interesit. Tubacioni i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, gazsjellësi Nord Stream 1, filloi mirëmbajtjen vjetore të hënën, me rrjedhat që pritet të ndalojnë për 10 ditë. Qeveritë, tregjet dhe kompanitë janë të shqetësuara se mbyllja mund të zgjatet për shkak të luftës në Ukrainë.

Euro ra deri në 1,0051 dollarë kundrejt dollarit amerikan, më i dobëti që nga dhjetori 2002. Indeksi i dollarit arriti në 108.19, më i larti që nga tetori 2002.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *