Mushkonjat po bëjnë kërdinë, Kalo: Jemi vonë për dezinsektimin

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ngritur alarm për pickimin e mushkonjave dhe sëmundjet që ato përhapin.

Kalo është shprehur se mushkonjat e llojit tigër janë të rrezikshme për njeriun pasi mund të përhapin infeksion në sistemimin nervor. Po ashtu ai ka shtuar se është vonë për të kryer dezinsektimin.

“Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetsojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, të llojeve Anopheles apo Tigër të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tona….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…” ka shkruar Kalo

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *