“Është në Lugano të Zvicrës, ka nisur procedurat për azil”, zbulohet arsyeja e daljes së Ahmetajt në kanalin e Berishës. “Do inskenojë dhe lot në studio…”

VoxNews raporton se Arben Ahmetaj po tenton të marrë azil politik dhe avokatët e kanë këshilluar që për këtë nevojiten akuza dhe përplasje publike. Ahmetaj është nën akuzë nga SPAK për dosjen e inceneratorëve. Djegia e mandatit të deputetit ka hequr çdo pengesë ligjore për arrestimin e tij.

“Pa imunitetin e të zgjedhurit, por në arrati prej drejtësisë, ish-ministri i Financave, ish-ministri i Rindërtimit dhe ish-zv.Kryeministri ka nisur përpjekjet për mbushjen e dosjes së azilit politik. Për ta realizuar këtë, Arben Ahmetajt i nevojiten edhe dalje publike. Një e tillë është realizuar për të enjten në mbrëmje në Syri TV me Çim Pekën” – shkruan VOX duke zbukuar kështu dhe qëllimet e ish-zv.kryeministrit.

Por, çfarë pritet nga kjo intervistë?

Siç paralajmëron edhe vetë gazetari, Arben Ahmetaj do të heqë përgjegjësinë e vendimmarrjes për koncesionet e inceneratorëve, megjithëse në dosjen e SPAK ai akuzohet si ideatori i këtyre koncesioneve dhe përfaqësuesit e tij në këto koncesione dirigjonin procedurat jashtëligjore.

Por ish-ministri pritet që së pari të akuzojë Edi Ramën për dosjen e inceneratorëve dhe pas tij edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në intervistë do të thotë se janë ata të dy pronarët real të inceneratorëve.

“Gjate intervistës me gazetarin Peka do të kemi dhe momente trishtuese pasi Ahmetaj do të përlotet disa herë si një njeri që po përndiqet padrejtësisht nga politika, drejtësia dhe biznesmenë.

Kulmin e deklaratave dhe që mendon se do i shërbejë më shumë si faktor azili është akuza që bën ndaj kryebashkiakut Veliaj, kur mes të tjerave thotë se e ka kërcënuar me jetën e vajzave. Kjo është rruga dhe alibia e dobët e zgjedhur nga Arben Ahmetaj, që përmes intervistës me Çim Pekën më shumë se pafajësinë nga akuzat kërkon marrjen e azilit politik me gjasë në Zvicër.

Intervista e ish numrit dy të qeverisë është zhvilluar në Lugano të Zvicrës” – shkruan VOX.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *