Escobar për VOA: Nuk dua të flas për Berishën! Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur përpara

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, tha ndër të tjera se nuk ka dëshirë të flasë për Berishën, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe marrëdhënieve të vendit tonë me Amerikën.

Pyetjes së VOA: “Megjithatë, duket se mbështetësit e tij (Berishës) po e përkrahin fuqishëm dhe duket që ai të ketë shumë të tillë…”, Escobar i përgjigjet: “Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën. Dua të flas për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Tani Shqipëria është një nga aleatët më të fortë dhe më të rëndësishëm që kemi në rajon.

Marrëdhëniet tona në të gjitha aspektet, politike, strategjike, ushtarake dhe madje edhe ekonomike po rriten më shpejt se çdo marrëdhënie tjetër në rajon. Ne duam ta mbajmë të tillë. Kjo është e ardhmja. Nëse njerëzit, përfshirë përkrahësit e tij duan të shohin prapa, u takon atyre (të vendosin). Por ne shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur përpara, nëse vazhdon në rrugën që po ecën, që është një orientim i fortë euroatlantik”.

/Burimi: VOA/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *