Erdogan pasi rifitoi mandatin: U hap dera e shekullit të Turqisë

Presidenti turk Erdogan shpalli fitoren në balotazhin e kësaj të diele. Në një fjalim jashtë selisë së Partisë që drejton në Stamboll – AK, ai falënderoi votuesit dhe tha se i kishin dhënë përgjegjësinë për të sunduar Turqinë edhe për pesë vjet të tjera.

“Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që na besoi edhe një herë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për 5 vitet e ardhshme.Turqia ishte fituese”.

“Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët tanë”, shtoi. “Me këtë fitore është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’”, shtoi.

Presidenti turk ironizoi dhe kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës së mbështetësve: “Bye, bye, bye Kemal”. Në Turqi u mbajt sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, teksa në të parin, që u zhvillua më 14 Maj, Erdogan nuk arriti të fitojë shumicën qeverisëse, Ai fitoi 49.4 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.

Ndërkohë, këtë të diel, megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë ende në dispozicion, rezultatet fillestare sugjerojnë se Erdogan mund të zgjasë sundimin e tij në një dekadë të tretë në Turqi, duke fituar mbi 52% të votave.

Në Ankara, Stamboll dhe qytete të tjera, mediat raportojnë se mbështetësit e Erdogan kanë nisur festimet në rrugë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *