Erdogan: E gjithë bota e shikon me admirim demokracinë tonë

Në deklaratat e reja pas fitores së tij në zgjedhjet e së dielës, Rexhep Tajip Erdogan theksoi se “sistemi presidencial mori një votë besimi”. Siç raporton korrespondenti i SKAI-t, Manolis Kostidis nga Stambolli, presidenti turk theksoi se “të gjithë e admirojnë demokracinë turke”.

“Për sa kohë që Turqia arriti të çlirohej nga prangat, ajo fitoi një vrull të ri në çdo fushë. Kështu njerëzit tanë arritën të marrin shërbimet që meritojnë. Kështu demokracia jonë ka arritur një pikë pjekurie dhe e gjithë bota po e shikon me admirim.

Një nga rezultatet e zgjedhjeve të 14 dhe 28 majit është se sistemi i “qeverisjes presidenciale” mori një votëbesim nga populli duke i dhënë fund debatit për sistemin e vjetër”, theksoi presidenti turk.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *