Emri/ Vinte baste sportive me celular, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Një 41 vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi organizonte lojëra fati në lokal.

Shtetasi Xhevahir Kurti akuzohet për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe pronari i lokalit shtetasi Mehmet Sallaku.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vinte baste sportive me celular, në një lokal, vihet në pranga 41-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë pronari i lokalit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, aparati celulari që përdorej për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, që ka si qëllim goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara. Si rezultat, është bërë e mundur goditja e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen nr.4, Krujë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në lokalin ku punonte, duke vënë baste sportive me anë të një aparati celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, shtetasin M. S., banues në lagjen nr.4 Krujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *