Emri/ Përplasi për vdekje këmbësoren, lihet në burg i riu në Tiranë, zbardhet dëshmia

Marjol Aliko, i cili përplasi për vdekje me makinë te vijat e bardha në bulevardin Zhan D’Ark 75 vjeçaren, Dituri Koprencka, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se 23-vjeçari ka thënë para Gjykatës se i kishte rënë dielli në sy teksa e moshuara po kalonte rrugën dhe se nuk e kishte parë. Aliko ka kërkuar ndjesë ndaj famijarve të viktimës sot.

Sakaq ai mohoi të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike ditën e aksidentit. Por sipas prokurorisë, Marjol Aliko kishte konsumuar drogë në ditën e aksidentit dhe ka hyrë në rrugë me semafor të kuq duke përplasur të moshuarën që po kalonte në vijat e bardha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *