Emri/ Maqedonia e Veriut për herë të parë me një kryeministër shqiptar!

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet me kryeministrin e parë shqiptar në 100 ditët e fundit kësaj përbërje qeveritare. Duket se marrëveshja që kanë koalicioni qeverises LSDM- BDI, nga viti 2020 është ende në fuqi, e cila parasheh kryeministër shqiptar për 100 ditët e fundit të qeverisjes. Sot kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferi.

“BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *