Emri+Foto/ Identifikohet viktima e parë nga aksidenti tragjik në Rrogozhinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku një kamion është përplasur me një automjet tip ‘Benz’.

Deri më tani raportohet për katër viktima, ku policia ka arritur të identifikojë vetëm njërin prej tyre, 32-vjeçarin nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.

Viktima, Ndriçim Dervishi
Viktima, Ndriçim Dervishi

Raportohet se trupat e të aksidentuarve ndodhen ende në automjet, pasi ky i fundit ka pësuar dëmtime të mëdha nga përplasja me kamionin.

Po punohet për nxjerrjen e tyre, si dhe ende nuk dihet ekzaktësisht se sa persona kanë qenë në makinë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *