Emri/ I dënuar me burg për vjedhje, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Fier

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për vjedhje.

Shtetasi Rei Lala alias Klajdi Gega akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Rei Lala alias Klajdi Gega, 40 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.10.2021, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-A. Ç., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur për jetën bashkëshorten e tij;

-S. Gj., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. Ç., 70 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 70-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në datë 08.08.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja A. A., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, se është larguar nga banesa bashkëjetuesi i saj, shtetasi D. L., 47 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Paraditen e sotme, u gjet 47-vjeçari dhe nuk ka probleme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *