(Emri) Dënohet shqiptari në Angli, shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vjet e gjysmë burg pasi shkaktoi një përplasje fatale në Flore, Northamptonshire të Anglisë në muajin tetor.

Juljan Shkambi u deklarua fajtor për vdekjen e një 40-vjeçari, i cili po udhëtonte në makinën që u përplas me mjetin e drejtuar nga shqiptari. Sipas mediave të huaja, përplasja erdhi për shkak se Shkambi hyri kundravajtje, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shqiptari dhe dy pasagjerët që ishin më makinë me të u larguan nga vendi i ngjarjes në këmbë. Ata u gjetën rreth 40 minuta më vonë dhe ranë në prangat e policisë.

Shkambi thuhet se hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 dhe nuk zotëronte leje drejtimi britanike. Ekziston edhe mundësia që shqiptari të dëbohet drejt vendit tonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *