Shkodër/ Rrëshqitje e dherave në Postribë; bllokohet aksi rrugor

Bashkia e qytetit të Shkodrës ka njoftuar ditën e sotme se në Njësinë Administrative të Postribës ka pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve. Shkak për këtë janë bërë reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar përgjatë të gjithë natës.

Si pasojë, segmenti rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë është bllokuar. Kanali vaditës i njësisë është dëmtuar gjithashtu, teksa ka nisur puna për pastrimin e dherave dhe gurëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *