EMRAT+FOTOT/ ‘Kërcasin’ prangat për dy shqiptarë në Britani, ja çfarë iu gjeti policia në banesë!

Në prangat e policisë britanike kanë rënë dy shqiptarë pasi akuzohen për kultivim kanabisi në urën Sutton të Anglisë. Referuar pamjeve me dron nxitën bastisjen e policisë së Lincolnshire. Mediat britanike shkruajnë se ata pranuan të merresih me rritjen e më shumë se 423 bimë kanabisi me vlerë deri në 355,000 paund në një shtëpi në Sutton Bridge.

Ka qenë Gjykata e e Kurorës së Lincoln, ajo e cila ka vendosur ditën e sotme dënimin me 14 muaj për secilin. Policia bastisi pronën më 21 shkurt të këtij viti pasi një operator droni u bë i vetëdijshëm për një burim të madh nxehtësie. Më pas ata kanë gjetur një burrë në çati dhe një burrë tjetër të fshehur në hapësirën e papafingos. Një ekspert droge vlerësoi rendimentin e kanabisit midis 11 dhe 35 kilogramë, me një vlerë të mundshme në treg midis 118,000 dhe 355,000 paund.Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Çopani, 34 vjeç, pranuan akuzën për prodhimin e kanabisit, një drogë e klasit B, nga data 1 janar deri më 22 shkurt të këtij viti. Ata gjithashtu kanë rezultuar se nuk ishin dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar. Mbrojtësi i Halil Çopani deklaroi se klienti i tij dëshiron thjesht të kthehet te familja e tij në Shqipëri. Ndër të tjera gjykatës iu deklarua nga pala mbrojtëse se 34-vjeçari u dërgua në Boston pasi mbërriti në Britani dhe i tha se do të duhej të punonte për të paguar tarifën prej 25,000 paund për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbrojtësi i Denis Xibrakut, deklaroi se klienti i tij mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 dhe fillimisht punoi në një lavazh, pasi u përpoq të kërkonte azil.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *