(Emrat) Kanabis drejt Malit të Zi, dy të arrestuar në Lezhë

Fran Perlika dhe Neritan Tosuni kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se do të trafikonin lëndë narkotike tip kanabis drejt Malit të Zi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër krimeve në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të tregtimit të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim trafikimin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Fran Perlika, 55 vjeç, banues në Rrëshen dhe Neritan Tosuni., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rrëshenit”, në Rrugën e Kombit, 55-vjeçari u kap teksa i shiste një sasi prej 11 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit N. T.

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se lënda narkotike do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Sasia e lëndës narkotike, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, celularët e tyre dhe shuma parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *