Emrat/ Çifti shqiptar arratiset nga burgu në Itali

Emilian Bici dhe Ermelinda Saphiu, grua dhe burrë të dënuar në Itali janë arratisur nga burgu.

Çifti shqiptar ishin dënuar me burg në vitin 2018 për një tentativë vrasjeje në Punta Marina, pasi kishin goditur me thikë një person. Sipas medieve italiane, çifti shqiptar është arratisur duke përfituar nga puna e jashtme e cila i lejonte ata të dilnin nga burgu në orën 7 të mëngjesit dhe më pas të ktheheshin pas 8 orësh, si pjesë e planit të riintegrimit social në Itali.

Dyshimet janë se çifti prej disa kohësh kishte organizuar planin e arratisjes, duke llogaritur në oraret e tyre të zakonshme, përveç përkushtimit ndaj punës që treguan në fermën edukative që bashkëpunon me burgun e Pesaros për riintegrimin social të të burgosurve. Madje, ata kanë punuar me përkushtim për të fshehur gjurmët se po planifikonin arratisjen. Policia italiane është vënë në ndjekje të tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *