Elsa Lila pjesë e Festivalit të RTSH-së? Flet Arjan Konomi

Gazetari i njohur Arjan Konomi dhe këngëtarja Elsa Lila kanë treguar se janë miq shumë të mirë. Madje ata janë shfaqur së bashku edhe në Romë, pas arrestimit të këngëtares nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Mirëpo, Elsa nuk ka dashur të humbasë kohë dhe është rikthyer në muzikë. Ajo do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Miku i tij Arjani, nuk ka nguruar t’i bëjë një urim publikisht. Ai ka postuar një foto krah Elsës dhe e uron për rikthimin në festival.

“Mirë se vjen në Festivalin e RTSH! Jam i sigurt se do shkëlqesh ashtu siç veç ti di”, ka shkruar Konomi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *