Elita Rudi zyrtarisht pjesë e “Big Brother Vip Kosova”

“Big Brother VIP Kosova” është në prag të fillimit, me datën e nisjes së programit që u konfirmua të jetë 5 dhjetori pak ditë më parë, ndërsa sot është zbuluar edhe një tjetër detaj i rëndësishëm rreth reality show-t, pikërisht prezantuesja e “Big Brother Fun Club”. Ashtu siç ishte përfolur më parë në media, madje edhe nga vetë moderatorja, është Elita Rudi ajo që do të prezantojë emisionin ku do të flitet gjithçka rreth dhe për BBV.

Këtë e ka konfirmuar një postim në faqen zyrtare të Instagram-it të reality show-t, i cili është shpërndarë edhe nga vetë Rudi, që në InstaStory-t e saj është shprehur shumë e lumtur për aventurën e re televizive.

E tani mund të themi që “formacioni” startues i “BBV Kosova” është i plotë, me Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin si drejtues të spektaklit, Olti Currin dhe Afërdita Paqarada (me shumë gjasë) si opinionistë dhe Elita Rudi si moderatore e “Fun Club”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *