Elgit Doda publikoi këngën e re, por komenti i partneres së tij ishte epik

Elgit Doda publikoi ditën e djeshme projektin e tij më të ri muzikor, këngën “IK”, më në fund pas shumë mesazhes të publikuara në Instagram-in e tij, si pjesë e strategjisë së marketing-ut që kishte zgjedhur këtë herë. Në fakt, tekstet që shihnim të publikuara në profilin e artistit në rrjetin sociale, tashmë i dëgjojmë si pjesë e tekstit të këngës dhe sigurisht bëhet fjalë për një këngë dashurie që ka shkuar keq, edhe pse këtë herë Elgiti vjen më ritmik se herët e fundit.

E ndërsa këngëtari dhe producenti “vuan” dhe i thotë asaj “IK” në këngë, partnerja e tij, Klea Huta, teksa promovon këngën e re në Instagram-in e saj, thotë atë që po mendojmë të gjithë. Prej 1 viti, që kur u publikua “”Toxic Love”, Elgiti (bashkë me Donaldin dhe Romeon) na ka sjellë më shumë këngë vuajtje dashurie se kurrë (me disa përjashtime të vogla) dhe Klea të gjithë krijmtarinë e tij të kësaj periudhe e përmblodhi me fjalinë: “Gjithë vuajtje paske qenë domethënë…”

Duke marrë parasysh se Elgiti është lumturisht i dashuruar me Klean dhe djalin e tij, Krid, të gjithë vrasin mendjen pse vuan kaq shumë në këngë. Dy janë mundësitë, ose kështu e ka kapur periudha e frymëzimit dhe po e shfrytëzon deri në maksimum ose e ka kuptuar që shumica dërrmuese sa vjen e zhgënjehet më shumë nga dashuria dhe i duhen këngë si këto për t’u ndjerë më mirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *